Site icon Telegrafi

Allegri zgjat kontratën me Juven

Juventus' coach Massimiliano Allegri looks on prior the Italian Serie A soccer match Juventus FC vs Genoa CFC at Juventus stadium in Turin, Italy, 03 February 2016. ANSA/ALESSANDRO DI MARCO

Media të shumta raportojnë se Massimiliano Allegrit do të vazhdojë kontratën me Juventusin.

Trajneri i Bianconerëve dhe klubi italian kanë konfirmuar tashmë se një marrëveshje e re do të arrihet, ku menaxher i përgjithshëm i kampionit italian, Giuseppe Marotta e ka përshkruar atë si “një formalitet”.

Sky dhe Calciomercato raportojnë se vazhdimi do të bëhet edhe zyrtarisht sot, ku Allegri do të nënshkruan një kontratë të re e vlefshme deri në qershor të vitit 2018, e cila do të peshon rreth 5 milionë euro për sezon.

Kujtojmë se nga koha kur e mori përsipër drejtimin e ekipit nga Antonio Conte në vitin 2014, Allegri me Zonjën e Vjetër ka fituar dy herë rresht titullin e kampionit italian, ndërsa vitin e kaluar ishte në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version