Site icon Telegrafi

Allegri vlerëson rivalët

Ishte vetëm një miqësore në Vilar Peroza, por kjo nuk i ndali tifozët që të mbipopullonin impiantin modest në veri të Italisë, për të parë miqësoren e kampionëve të Juventusit.

“Zonja e vjetër”, që pësoi humbje në Superkupën e Italisë ndaj Lacios, u duk në formë të mirë, ndërsa entuziazmi i mbështetësve bardhezi arriti në një pikë sa të pushtohej edhe fusha.

Trajneri Massimiliano Allegri vlerësoi ndërkohë përforcimin e kundërshtarëve në merkaton e kësaj vere, duke lënë të kuptohej se tashmë nuk është vetëm Juve në garë për titullin, shkruan TCH.

“Kemi marrë futbollistë shumë të mirë dhe do të kenë kohën e nevojshme për t’u ambientuar. Tani nis një sezon vërtet i vështirë, pas 6 vitesh rresht kampionë, pasi steka është ngritur shumë dhe do të na duhet ekuilibër e qetësi. Duhet ta nisim kampionatin me këmbën e duhur”, tha trajneri i Juventusit.

“Të fitosh është gjithmonë e jashtëzakonshme dhe, në histori, Juve e ka bërë shumë herë këtë. Por të shtunën nisemi të gjithë nga një pozitë e barabartë. Kundërshtarët tanë janë forcuar shumë. Kurioziteti im është të shoh skuadrën që do të kem në fund të merkatos”, tha Massimiliano Allegri.

Exit mobile version