Trajneri Max Allegri, të hënën do ta rinovojë kontratën e tij me Juventusin.
Largimi i dhimbshëm nga Liga e Kampionëve nuk e ka bërë Juventusin të ndalohet, pasi mendimet për të ardhmen vazhdojnë.
Një ndër ta është vazhdimi i kontratës me trajnerin Allegri.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Allegri të hënën ose të martën do të nënshkruajë marrëveshjen e re me klubin e Juventusin.
Ai do të jetë në klub deri në vitin 2018, me mundësi për të rinovuar edhe për vitin 2019.
Edhe paga e tij do të rritet ndejshëm në 5 milionë euro në sezon.
Sipas kësaj gazete edhe Gianluigi Buffon, pitet ta vazhdojë kontratën edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/