Telegrafi

Allegri do vazhdojë kontratën me Juventusin

Drejtuesit e klubit italian te Juventusit janë të kënaqur me trajnerin Massimiliano Allegri dhe janë të gatshëm që t’i ofrojnë atij kontratë të re.

Juventus u eliminua dje në mbrëmje nga Liga e Kampionëve, por pavarësisht kësaj, Allegri pëlqehet shumë dhe ne klub nuk duan largimin e tij.

Allegri do të nënshkruaje kontratë deri në vitin 2019, ndërsa do të përmirësohen edhe kushtet e tij financiare.