Site icon Telegrafi

Allegri: VAR do të kishte ndihmuar te kartoni i kuq i Ronaldos, rastet e tilla ta rrezikojnë ndeshjen

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, beson se rasti i kartonit të kuq të Ronaldos duhet shikuar në VAR.

Futbollistin i Juventusit u ndëshkua me të kuq ndaj Valencias, por kjo nuk e pengoi ‘Zonjën e Vjetër’ që të shënojë fitore (2-0).

“Lojtarët luajtën shumë mirë, pasi patëm shumë raste para largimit të Ronaldos, duhet ë kishim kaluar në epërsi”.

“Ishte e natyrshme që në fund, ne i lejuam Valencias më shumë hapësirë, por Szczesny më të vërtet bëri pritje të mira, duke e futur këtu edhe ndalimin e penalltisë”.

“Natyrisht, tensioni u rrit më shumë me kartonin e kuq. Nuk është e lehtë të luhet këtu, pasi Valencia është agresive, atmosfera e zjarrtë, por djemtë bënë mirë, duke i ndalur sulmet e Valencias”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Valencia 0-2 Juventus, Ronaldo me vlerësimin më të ulët

Pas kartonit të kuq të Ronaldos, Allegri nuk bëri zëvendësim, por rindërtoi strategjinë me lojtarët në fushë.

“Ne ishim duke luajtur pa një sulmues, kështu që asgjë nuk ndryshoi. E vetmja gjë që ne duhet të bënim ishte gjetja e Blaise Matuidi në mes të linjave, pasi ai duhej ta ndihmonte Mandzukic përpara edhe Alex Sandro njëjtë”.

Pika e diskutimit në mënyrë të pashmangshme ishte dhe kartoni i kuqe i Ronaldos.

“Unë mund të them vetëm se VAR do ta kishte ndihmuar gjyqtarin në këtë vendim”.

Lexo po ashtu Ronaldo ndëshkohet me të kuq në debutimin me Juven në LK

“Të mbesësh me 10 lojtarë në Ligën e Kampionëve për një incident si ky është zhgënjyese. Ne rrezikuam të humbasim sonte këtu dhe do ta humbasim lojtarin edhe për ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Allegri.

Në fund Allegri e lavdëroi Federico Bernardeschin, duke shtuar se ai është rritur shumë si lojtar dhe do të luajë edhe në ndeshjet e mëdha pa asnjë problem. /Telegrafi/

Exit mobile version