Telegrafi

Allegri: Unë vendosa që Higuain të luajë nga stoli

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka sqaruar vendimin e tij për të mos startuar me Olympiacosin. Higuain shkëlqeu pas inkuadrimit.

Në mënyrë të befasishme Higuain u gjend për të dytën ndeshje radhazi në stol, por ai pas inkuadrimit shkëlqeu duke shënuar një gol dhe duke ndihmuar në golin tjetër në fitoren prej 2-0.

“Unë bëra një zgjedhje. Higuain ishte në formë jo të mirë në krahasim me të tjerët, por sonte ai ka reaguar më shpejt dhe kishte përkushtimin”.

“Ai kurrë nuk ka qenë problemi, dhe as që do të jetë. Ai do të jetë lojtari i cili di të krijojë diferencën”.

“Këtë mbrëmje Juventusi luajti një lojë inteligjente me durim. Ne kemi rrezikuar pak me kundërsulmet, pasi Olympiacosi sapo ndërroi trajnerin dhe kishte qasje të rrezikshme. Ata mbyllën hapësirat, por nuk luajtën shpejt me top”, u shpreh Allegri.

Allegri më pas shtoi se Sturaro ka kualitete dhe se mund të bëhet lojtar shumë i mirë në krahun e djathtë.

Ai shtoi se Sturaro mund të jetë një prej zgjedhjeve të tij për ndeshjet e ardhshme pasi që Lichtsteiner ishte lënë jashtë listës së Ligës së Kampionëve dhe Hoëedes e De Sciglio vazhdojnë të jenë të lënduar. /Telegrafi/