Telegrafi

Allegri ultimatum Juves: Në klub qëndron vetëm njëri, unë ose Bonucci!

Massimiliano Allegri thuhet se ka dhënë një ultimatum për drejtuesit e Juventusit pas incidentit të tij me Leonardo Bonuccin, duke deklaruar se në klub do të qëndroj “unë ose ai”.

Te Juventusi nuk ka paqe mes futbollistëve dhe stafit të klubit, edhe pse skuadra qëndron lart në krye të kampionatit.

Pas incidentit të Paulo Dybalas, ku pas një zëvendësimi refuzoi t’ia zgjas dorën Allegri, të njëjtën që e bëri edhe italiani Bonucci, duke bërë që trajneri italian t’i shpërfaq nervat e tij edhe duke ofenduar.

Lexo po ashtu Tensione mes Allegrit dhe Bonuccit, trajneri i thotë: Mbylle gojën, budalla! (Video)

Sipas Gazzetta dello Sport, argumenti i nxehtë pastaj u bë fizik në dhomat e zhveshjes pas fitores 4-1 ndaj Palermos, gjatë së cilës palët janë kapur nga pamjet televizive duke sharë njëri-tjetrin, përcjell Telegrafi.

Gazeta italiane pohon se ishin bashkëlojtarët ata që kanë ndarë palët, me Allegrin që thirri në mbrëmje drejtorin e përgjithshëm, Beppe Marotta, për t’i kërkuar që të dënohet Bonucci dhe kërcënuar për të lënë këtë çështje.

Megjithatë, ky duket sikur të mos ishte fundi i tregimit, me mediat italiane që sugjerojnë se trajneri dhe mbrojtësi kishin përsëri një ballafaqim të nxehtë në qendrën stërvitore Vinovo para Marottas dhe nënpresidentit, Pavel Nedved.

Lexo po ashtu Vendi nga e shikoi ndeshjen Bonucci, shikoni se reagoi ai pas dy golave (Foto/Video)

Gazzetta sugjeron se klubi do të pëlqente të gjobiste dy palët për incidentit, por me Allegri që kërcënoi për të lënë ekipin, ishte vetëm Bonucci që u dënua me mbrojtësin që u ulë në tribuna për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve me Porton.

Takimi ndaj Portos në udhëtim u fitua nga ‘Zonja e Vjetër’ me rezultat 2-0, falë golave të Marko Pjacas dhe Dani Alvesit. /Telegrafi/