Juventusi do të ndeshet me Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve për Ligën e Kampioneve.
Trajneri Max Allegri në prag të kësaj ndeshje ka bërë me dije se në formacion in bazë do të ndryshime të theksuara.
Allegri ka thënë se mesfusha e ‘Zonjës së Vjetër’ përballë Dinamo Zagrebit do të përbëhet nga Hernanes, Khedira e Pjaniç.
“Nesër mesfusha jonë do të jetë me Hernanes, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic”, ka thënë Allegri.
“Edhe Higuain do të luajë nesër”.
“Dinamo Zagreb është skuadër e papërshtatshme. E kemi parë edhe në të kaluarën kur janë përballë me skuadra të mëdha Evropiane”, tha para mediave Allegri. /Telegrafi/