Site icon Telegrafi

Allegri tregon se kur e kuptoi se do ta fitonte titullin me Juven

Ka qenë një nga të paktët që ka kërkuar gjithmonë të ruhej qetësia, që i ka dhënë besim ambientit edhe në momentet më të errëta, me Juventusin që mbante vendet e fundit në renditje.

Massimiliano Allegri po shijon në maksimum titullin e fituar me bardhezinjtë, i dyti radhazi me Juven, i treti personal.

Por ky i fundit ka një shije të veçantë. Në fillim trajneri ka shprehur gëzimin e tij në Tëitter, më pas para gazetarëve: “Është një titull i çmendur, nuk besoj se ndonjë ekip tjetër do të arrijë të përsërisë një ecuri të tillë me 24 fitore të në 25 ndeshje”.

Ka qenë edhe një fitore personale për teknikun livornez. “Në tetor ishim në vendin e dymbëdhjetë, jashtë çdo gjëje, dukej se nuk kishte mbetur gjë tjetër vetëm që të shkarkohej trajneri. Përmbysja e kësaj situate dhe fitorja e titullit janë meritë e të gjithëve, e lojtarëve, trajnerit, por edhe lojtarëve që kanë luajtur vitet e kaluara. Historia e këtyre pesë titujve është meritë e të gjithë personave që kanë fituar për Juventusin në këto vite”.

Allegri ka zbuluar edhe momentin kur e ka kuptuar se bardhezinjtë do të fitonin titullin: në mars, në shtëpi, kundër Atalantas: “Pas pjesës së parë, kam thënë: kjo është ndeshja e titullit”.

Në lidhje me Championsin. “Kjo skuadër ka një të ardhme të madhe përpara dhe besoj se ka karakteristikat e duhura për të bërë një paraqitje të mirë edhe në Ligën e Kampionëve”.

Në fund ka ardhur edhe një koment për Dybala: “E kam të vështirë të jap nota, edhe në shkollë nuk merrja vlerësime të mira. Dybala është përmirësuar shumë dhe do të bëhet një nga më të mirët në botë pas dy viteve”.

Exit mobile version