Site icon Telegrafi

Allegri tregon se ku çaloi Juventusi ndaj Sampdorias

Misimilliano Allegri ka bërë analizën e ndeshjes pas barazimit pa gola në trasfertë ndaj Sampdorias.

Strategu italian para takimit kishte thënë se ata janë duke punuar në qetësi, por që pas ndeshjes u ankua se kanë shumë lëndime.

“Ne nuk kemi pësuar gol në këto dy ndeshje. Sampdoria bëri një pjesë të parë të mirë dhe ne bëmë një pjesë të dytë të mirë. Patëm një shans të artë në fund, por ky është futbolli. Nuk duhet vrapuar mbrapa. Ndodhi edhe me Sassuolon, është turp që lamë dy pikë”, është shprehur fillimisht Allegri.

Lexo po ashtu Juve mjaftohet me një pikë ndaj Sampdorias

“Në pjesën e parë nuk bëmë mirë, Sampi vrapoi shumë. Në pjesën e dytë, Dusan luajti më mirë, ai duhet të jetë pak më i qetë kur është në kontakt me topin”.

“Një gjë është e sigurt, kemi jashtë Paul Pogba dhe Federico Chiesan që janë lojtarë të rëndësishëm. Ka një dëshirë për të bërë diçka të madhe, jemi pak prapa të tjerëve dhe duhet pak durim”.

“Të mos pësosh gol në dy ndeshje është diçka pozitive, tani le të përgatitemi për ndeshjen e madhe ndaj Romës”, ka shtuar më tej strategu i Juvenusit. /Telegrafi/

Exit mobile version