Telegrafi

Allegri tregon arsyet pse Juve humbi ndaj Interit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për edhe një herë pas humbjes ndaj Interit.

Tekniku italian me këtë rast ka treguar dy arsyet kryesore pse skuadra e tij humbi dhe ka thënë se kjo humbje do t’i bëjë atyre mirë.

“Juventusi ishte keq në aspektin teknik. E kemi dhënë topin lehtë dhe kemi gabuar në pasime”.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme, Juve – Cagliari

“Ashtu si atëherë edhe tani mendoj se një humbje e tillë mund të na bëjë mirë, nëse ne jemi të zgjuar dhe modest”, ka thënë Allegri.

Zonja e Vjetër renditet në vendin e dytë me nëntë pikë, apo një më pak se Napoli në pozitën e parë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Formacioni i Serie A me lojtarët më të mirë mbi 34 vjet (Foto)