Telegrafi

Allegri: Titulli i gjashtë do të ishte legjendar

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se Scudetto e gjashtë me radhë do të ishte legjendare. 

Asnjë klub asnjëherë nuk ka arritur të fitojë gjashtë tituj radhazi, por Bianconerët janë në pozite të mirë që ta arrijnë këtë.

“Lojtarët po fitojnë dhe meritat u shkojnë atyre”.

“Nuk ka ndonjë sekret, ka të bëjë më lojtarë të mirë dhe klub të mirë. Trajneri duhet të bëjë vetëm pak punë”.

“Scudetto e gjashtë? Do të ishte legjendare për klubin, nuk e ka arritur askush. Por kemi Romës dhe Napolin pas nesh, dhe do të luajmë më Interin të dielën”.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/