Massimiliano Allegri po rikthehet në futboll me të përfunduar ky edicion.
Trajneri italian është i papunë që nga largimi prej Juventusit, derisa lidhet me një kalim në Ligën Premier.
Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Allegri thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me një klub nga liga angleze.
Mediumi italian bën të ditur se Manchester United dhe Manchester City shihen si destinacionet e tij të radhës edhe pse ende nuk është konfirmuar asgjë.
Allegri është i gatshëm që të fillojë aventurën në Angli, mirëpo që ka rikthyer interesimin e Zonjës së Vjetër.
Bordi i drejtorëve të skuadrës italiane thuhet se e duan shkarkimin e Maurizio Sarrit që nuk ka impresionuar me lojën e tij dhe të rikthejnë ish-trajnerin e tyre. /Telegrafi/