Trajneri italian Max Allegri e ka konfirmuar se do të marrë një vit pushim për t’i rimbushur bateritë dhe për tu marrë më shumë me jetën personale pas largimit nga Juventusi.
Trajneri i tregoi këto në një ngjarje që u mbajt në qytetin e Milanos.
“Unë do të marrë një vit pushim për t’i mbushur bateritë dhe për tu marrë me jetën time personale”.
“16 vitet e fundit janë ndjerë si centrifugë. Do të shpenzoj më shumë kohë me familjen dhe miqtë”.
“Do ta përdor këtë vit për t’i rimbushur bateritë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.
Allegri i ka fituar pesë titujve të njëpasnjëshëm në Serie A me Juventusin, së bashku me tri trofe të Kupës së Italisë dhe dy herë ka qenë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai kishte qenë i lidhur me Chelsean, Milanin, Manchester Unitedin, Arsenalin dhe Tottenham Hotspurin./Telegrafi/