Juventusi është bërë skuadër e pa konkurrencë në Serie A, pasi ka festuar edhe titullin e pestë radhazi.
Por mbrëmë ‘Zonja e Vjetër’, ka triumfuar edhe në finalen e Kupës së Italisë duke e mposhtur Milanin me rezultat minimal 1-0.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka përgëzuar djemtë e tij për angazhimin dhe trofeun e fituar, mirëpo tani ai mendon për Ligën e Kampionëve.
“Më duhet t’u bëj komplimente djemve për atë që kanë bërë. Edhe klubi ka punuar shumë, por edhe tifozët meritojnë komplimente.
“Finalja nuk ishte e thjeshtë, sepse ishte një Milan i bukur, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë e administruam më mirë, finalet kështu janë. Duhet të jesh i zoti dhe të kesh fat, gjë që më ndodhi me zëvendësimet.
“Morata? Nuk duhet të flasim për merkato në këtë moment, por vetëm të festojmë. E ardhmja? Ky klub lufton gjithnjë për të fituar. Do të duhet të fitojmë titullin e gjashtë rresht dhe mbi të gjitha sezonin e ardhshëm duam të fitojmë Ligën e Kampioneve”, tha Allegri. /Telegrafi/