Massimiliano Allegri pritet ta vazhdojë karrierën si trajner i Juventusit për vitin e pestë me radhë.
Trajneri 50 vjeçar ka qenë i kërkuar nga Arsenali, por pritet të mbetet në Torino.
Ai si trajner i Juventusit në aktor vite e ka fituar katër herë titullin, katr herë Kupën dhe dy herë ka humbur në finale të Ligës së Kampionëve.
Allegri ka kontratë deri me 2020 me Juventusit dhe sot është takuar me Pavel Nedved, Fabio Paratici, po ashtu edhe Marottan.
Takimi ka kaluar mirë dhe me gjasë trajneri do të vazhdojë të mbetet në krye të klubit.
Synimi mbetet Liga e Kampionëve dhe për këtë po punohet që trajnerit t’i sjellen lojtarë të nivelit të larë.
Emre Can pritet të jetë i pari, i cili do të nënshkruajë pas finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/