Site icon Telegrafi

Allegri shpjegon ndryshimin e lojës: Juve e meritoi kualifikimin

(Foto: Getty Images)

Massimiliano Allegri ka shpjeguar se si e përmbysi Juventusi rezultatin kundër Tottenham Hotspur, në ndeshjen e zhvilluar në Wembley.

Duke qenë se kishin barazuar në takimin e parë (2-2), Bianconerët duhej të shënonin gola. Mirëpo, ndodhi e kundërta, të parët shënuan Spursat me anë të Hon Seung-Min dhe Juve dukej në një moment të keq.

Mirëpo, në gjysmën e dytë, ekipi italian u kthye për ta përmbysur rezultatin, me anë të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, dhe e siguroi kualifikimin në çerekfinale.

(Foto: Getty Images)

“Lojtarët dhe klubi meritojnë komplimente për atë që kanë bërë në vitet e fundit. Ishte një fitore prestigjioze në një stadium si Wembley”.

“E pritëm momentin e duhur, treguam durim dhe e fituam ndeshjen. Përgjatë dy ndeshjeve, mendoj se kualifikimi ynë ishte i merituar”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN
(Foto: Getty Images)

“Vuajtëm në pjesën e parë, para së gjithash duke e humbur topin dhe ata ishin të rrezikshëm në situata të tilla. Vazhduam ta ndanim skuadrën me nga dy pasime të gabuara, mirëpo pas pushimit ishim më të baraspeshuar, kompaktë dhe u mbajtëm mirë. Këta lojtarë arritën diçka mbresëlënëse”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium.

Loja ndryshoi kur trajneri inkuadroi në lojë Kwadwo Asamoah dhe Stephan Lichtsteinerin, në vend të Blaise Matuidi dhe Medhi Benatias.

“I bëra zëvendësimet, sepse na nevojitshin lojtarë me karakteristika të ndryshme, sepse Asamoah është i jashtëzakonshëm në pasime dhe ka qenë i nënvlerësuar gjatë gjithë karrierës”.

(Foto: Getty Images)

“Lichtsteiner luajti mirë në bashkëpunim me Khediran, ishim të lodhur në krahë dhe kishim nevojë për më shumë ritëm dhe lojë anësore. Tottenhami e goditi shtyllën në minutën e fundit, por Harry Kane ishte në pozitë jashtë loje”, ka shtuar trajneri i Juves. /Telegrafi/

Exit mobile version