Telegrafi

Allegri shpërthen pas dënimit me pikë: Ata sipër vendosin se ku do të renditet Juventusi

Juventusi ka marrë një tjetër dënim, tani duke iu hequr 10 pikë pasi Gjykata Federale e Apelit dha verdiktin e saj për skandalin e fitimeve kapitale.

Ky vendim erdhi vetëm një orë para fillimit të ndeshjes ndaj Empolit dhe për gjithë futbollistët e Juventusit ishte një lajm shokues ku pastaj edhe e humbën ndeshjen me rezultat të thellë 4-1.

I zhgënjyer nga ky vendim ka mbetur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri skuadra e të cilit tani e sheh vetën jashtë pozitës për Ligën e Kampionëve.

Allegri ka thënë se për fatin e Juventusit po vendosin ata sipër tyre (duke iu referuar federatës dhe gjykatave).

“Ata sipër vendosin se në çfarë vendi do të renditet Juventus, kjo është e gjithë historia. Por, në këtë pikë është e tepruar, ka një mungesë të theksuar respekti për njerëzit që punojnë çdo ditë për klubin”.

“Futbollistët e gjeten veten me 10 pikë më pak, 10 minuta para ndeshjes me Empolin. Është normale që u goditën psikologjikisht, ndikon edhe skualifikimi nga Sevilla në Ligën e Evropës”.

Lexo po ashtu 'Është një shaka' - reagon Mourinho për heqjen e 10 pikëve të Juventusit

“I pashë djemtë në stërvitje dhe ata ishin “bosh”, shumë ndryshe nga herët e tjera”, deklaroi Allegri.

Pas dënimit nga gjyakata, Juventus tani zë vendin e shtatë në tabelë dy xhiro para fundit të kampionatit me 59 pikë, pesë më pak se Milani që renditet në vendin e katërt në tabelë. /Telegrafi/