Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri konfirmon se Cristiano Ronaldo do të luajë në pozitën e njëjtë që ka luajtur gjatë gjithë karrierës.
Portugezi iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Real Madrid për shumën e rreth 105 milionë eurove gjersa stërvitjeve të klubit do t’i bashkohet gjatë javës së ardhshme.
Dhe kur u pyet italiani se ku do të luajë portugezi, trajneri i bardhezinës nuk kishte asnjë dyshim se ku do të renditet në fushë CR7.
“Ronaldo do të luajë aty ku ka luajtur gjithmonë, në repartin sulmues”, tha Allegri pas triumfit kundër Bayern Munichut me rezultat 2-0 në kuadër të International Champions Cups duke shtuar se “Ai do të shënojë gola ashtu siç ka gjithmonë”.
Bosi i Juventusit nuk e di nëse klubi do të bëtë ndonjë transferim të ri gjatë verës, pavarësisht se spekulohet për një rikthim të Paul Pogbas nga Manchester United.
“Une nuk e di. Këtu ekziston një ndryshim kohor gjashtë-orësh, kështu që kur jemi në gjumë në Itali ata janë të zgjuar dhe e kundërta”, bëri shaka italiani.
“Kemi bërë transferime të mrekullueshme. Ardhjet e Cristiano Ronaldos, Cancelo dhe Emre Can kanë përmirësuar skuadrën. Le të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/