Site icon Telegrafi

Allegri pranon se largimi i Ronaldos ia vështirësoi situatën Juventusit

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Massimiliano Allegri ka pranuar se largimi i Cristiano Ronaldos ia kishte vështirësuar punët Juventusit në fillim të sezonit.

Zonja e Vjetër pati një fillim të keq të edicionit 2021/2022, mirëpo më pas arriti të konsolidohej dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Skuadra pati një fillim të keq, por arritëm një rezultat të rëndësishëm, sepse është kyçe të luash në Ligën e Kampionëve çdo sezon. Do të përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat dhe të jemi të gatshëm për të nisur nga fillimi në edicionin e ardhshëm”.

(Foto: Getty/XNA)

“Të gjithë e dini se largimi i Ronaldos vetëm tri ditë para përfundimit të afatit kalimtar veror, nuk ishte gjë e lehtë. Edhe mua më duhej ta njihja skuadrën. Pastaj e humbëm Federico Chiesan (për shkak të lëndimit). Përjetuam disa momente të vështira”.

Lexo po ashtu Nuk ia përmend emrin, por Allegri i referohet Ronaldos teksa flet për identitetin e Juves

“Tash i njoh lojtarët dhe stafin, jam i sigurt se në sezonin e ardhshëm do të kemi më shumë shanse për të arritur objektivin tonë kryesor, Scudetton”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version