Site icon Telegrafi

Allegri po pret telefonatën e Barcelonës

Foto: Goal.com

Massimiliano Allegri dëshiron të bëhet trajner i klubit të madh spanjoll, Barcelona.

Trajneri italian do të mbetet i lirë pas disa ditëve pasi e kanë prishur marrëveshjen me konsensus me Juventusin.

Skuadrat e interesuara për Allegrin nuk mungojnë, por italiani nuk dëshiron të ngutet.

Lexo po ashtu Allegri: Do ta zgjedh një skuadër që më pëlqen

Ai në një intervistë së fundmi ka thënë se do ta zgjedh një ekip që i pëlqen më shumë.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Goal.com, Allegri është duke e pritur një telefonatë nga klubi i madh spanjoll, Barcelona.

E ardhmja e Ernesto Valverdes është në pikëpyetja pas dështimit në këtë sezon dhe Allegri synon ta zë vendin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version