Telegrafi

Allegri po mëson gjuhën angleze, gati të drejtoj një skuadër në Ligën Premier

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Massimiliano Allegri thuhet së është rrugës për t’u bërë trajner në Ligën Premier pasi ka filluar edhe mësimet intensive të gjuhës angleze.

Sipas revistës italiane Chi, Allegri dhe partnerja e tij, prezantuesja televizive Ambra Angiolini, do të jenë në Londër këtë verë dhe do të marrin kurse angleze.

Trajneri italian tani është një agjent i lirë pasi Juventusi vendosi të shkëpusë kontratën me të, edhe pse kishte edhe një vit të mbetur në marrëveshje.

Lexo po ashtu Allegri: Do ta zgjedh një skuadër që më pëlqen

Milani thuhet se po shqyrton Marco Giampaolon, Roma kanë vendosur për Paulo Fonsecan, kështu që nuk ka skuadra të Serie A të hapura për Allegrin.

Paris Saint-Germain konfirmoi Thomas Tuchelin, ndërsa Bayern Munich vendosi ta mbaj Niko Kovacin.

Lexo po ashtu Allegri pritet ta zë vendin e Sarrit te Chelsea

Nëse Maurizio Sarri emërohet trajner te Juventusi, atëherë Chelsea mund të shikojë emërimin e Allegrit si trajner i ri.

Skuadra tjera angleze që mund të vihen pas italianit janë Manchester Unitedi që po shqyrton të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer dhe Tottenham Hotspur që mund të humb shërbimet e Mauricio Pochettinos. /Telegrafi/