Telegrafi

Allegri pas fitores ndaj Empolit: Kemi shumë lëndime, nuk jemi për titull

Trajneri i Juventusit, Max Allegri është shfaqur i lumtur për fitoren ndaj Empolit, por ka mbetur i dëshpëruar me dëmtimet e shumta që ka në skuadër.

Denis Zakaria u largua nga loja pas një problemi në këmbën e majtë dhe ka shqetësime se ai mund të jetë jashtë edhe për një kohë.

“Kemi më shumë lëndime dhe kjo do të thotë se nuk mund të bëjë shumë rrotacion ose të lejojmë dikë të pushojë. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh në Empoli, ne duhet të përmirësojmë pasimet tona, por më pëlqeu shpirti”.

“Futbolli është shumë i thjeshtë, ju vetëm duhet t’i vendosni lojtarët në role ku ata mund të punojnë sipas karakteristikave të tyre”.

“Ne nuk mund ta bënim këtë për katër apo pesë muaj, kështu që na u desh të përshtateshim, por ne qëndruam në rangun e katër të parëve dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Allegri.

Allegri ende shumë i sigurt se Juventusi është jashtë garës për titull.

“Jam plotësisht i bindur se do të duhen 84-85 pikë minimale për të fituar Scudetton”.

“Objektivi ynë është të përfundojmë në top katërshe dhe duhet të jemi të qëndrueshëm, sepse aty janë Atalanta , Fiorentina , Lazio gjithashtu, titulli do të jetë një betejë mes atyre treve atje lart”, ka thënë Allegri.

Juventusi është i katërti me 50 pikë, shtatë më pak se Milani kur kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund. /Telegrafi/