Max Allegri e ka lavdëruar Paulo Dybalan për golin kundër Frosinones, ndërsa ka deklaruar se një gol i shënuar në Madrid do të ishte vendtimar.
Juventusi fitoi me rezultat 3-0 përballë Frosinones me golat e Paulo Dybalas, Leonardo Bonuccit dhe Cristiano Ronaldos.
“Ekipi është në rritje. Përveç barazimit kundër Parmas, ne kemi bërë mirë në Serie A. I kemi konsoliduar problemet që erdhën nga pushimet e dimrit dhe jemi në formë të mirë për Ligën e Kampionëve”.
“Kur ka lojtarë që kthehen nga lëndimet, mendoj se është mirë t’i vendosni nga fillimi dhe t’i leni të lirë”.
“Unë jam i lumtur për Paulon, pasi sulmuesit jetojnë për të shënuar gola. Juventusi ka nevojë për një lojtar që punon mes linjave dhe Dybala është shumë i mirë për këtë”.
Ai foli edhe për ndeshjen në udhëtim në Ligën e Kampionëve të së mërkurës ndaj Atletico Madridit.
“Ndeshja kundër Atletico Madridit do të jetë shumë e ndryshme. Ne duhet të jemi më të egër dhe të gjejmë momentin e duhur për të shënuar. Është thelbësore që ne të gjejmë një gol atje, përndryshe kualifikimi do të jetë mjaft i vështirë për t’u arritur”.
“Douglas Costa gjithashtu do të bashkohet me skuadrën javën e ardhshme pas lëndimit. Do të jetë një ndeshje shumë fizike kundër Atletico Madridit”, deklaroi Allegri.
Në fund Allegri u pyet për mundësinë që Mauro Icardi të vijë te Juve.
“Icardi është një sulmues që shënon gola. Ai është i ri, ka një rrugë të gjatë përpara tij, por gjithmonë them që me të vërtetë të vlerësoj një lojtar, duhet ta stërvitë”, nënvizoi Allegri. /Telegrafi/