Telegrafi

Allegri paralajmëron futbollistët e tij: Mos harroni, objektivi është top katërshja

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në derbin lokal ndaj Torinos me rezultat 2-0.

Zonja e Vjetër ka triumfuar falë dy golave nga Federico Gatti dhe Arkadiusz Milik.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri vazhdon të insistojë se skuadra e tij duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi qëllimi është të futen në top katërshe.

Lexo po ashtu "Derby della Mole" i takon Juventusit, "Zonja e Vjetër" superiore ndaj Torinos

“Qëllimi është gjithmonë të futesh në top katërshen, por kjo nuk do të thotë që mundesh. Megjithatë le të qëndrojmë me këmbë në tokë, duhet të kthehemi në atë që prej vitesh ka qenë normaliteti i Juventusit, domethënë të fitojmë ndeshjet dhe sot kemi treguar se ne kemi qëndrimin e duhur”.

“Megjithatë, lojtarët duhet ta kujtojnë këtë herë pas here. Sidomos tani që do të ketë një ndalesë dhe në rrugën e kthimit do të kemi një sfidë të bukur si ajo me Milanin”, tha Allegri.

Pas tetë xhirove të zhvilluara në Serie A, Juventus zë vendin e tretë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara ku ka marrë pesë fitore, dy barazime dhe një humbje. /Telegrafi/