Massimiliano Allegri këmbëngul se përballja e Scudettos në Torino është “vendimtare për Napolin dhe jo për Juventusin”.
Juventus dhe Napoli do të takohen gjatë ditës së nesërme në kuadër të ligës elitare italiane Serie A.
Trajneri i Juves, Allegrit ka folur para takimit tejet të rëndësishëm, i cili mund edhe të vendos shumëçka sa i përket titullit të kampionit.
“Ne jemi në gjendje më të mirë psikologjike se Napoli. Është shumë e thjeshtë, nëse prej të nesërmes fillon një mini-ligë me pesë ndeshje, ne kemi një avantazh prej katër pikësh”, tha trajneri.
“Ka pikë të tjera në dispozicion për të fituar titullin. Sigurisht që do të jetë e rëndësishme, por nuk do të jetë vendimtare”.
“Nëse Juventusi është më i miri, ne do të përfundojmë të parët. Nëse Napoli është më e mira, ne do të përfundojmë të dytit”.
“Ne duhet të luajmë me kokat e ftohta, sepse takimi është shumë më shumë vendimtar për Napolin sesa për ne”, tha italiani.
Ai më tutje pohoi se nuk e di nëse do të startojë në fazën e sulmit me Paulo Dybalan, pasi që në mendje ka disa strategji të ndryshme që e përfshijnë dhe nuk përfshijnë sulmuesin argjentinas.
Theksojmë se takimi mes këtyre dyja skuadrave do të startojë në ora 20:45 në Juventus Stadium. /Telegrafi/