Site icon Telegrafi

Allegri: Nuk jemi favorit për titullin, tre skuadra janë para nesh

Juventusi ka marrë fitore të madhe në derbin e Italisë ndaj Milanit me rezultat minimal 0-1.

Një gol i Manuel Locatellit ka vendosur sfidën duke i dhënë tre pikë të arta Zonjës së Vjetër në ‘San Siro’.

Përkundër fitores së madhe, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk e sheh skuadrën e tij si favorit për titullin e kampionit në Serie A.

Allegri insiston se para Juventusit si favorit janë Inter, Milan dhe kampioni në fuqi Napoli.

Lexo po ashtu Filloi t'i hiqte rrobat dhe godiste objekte - Allegri tregon momentin që e detyroi të reagonte ashpër

“Interi, Milani dhe Napoli janë favoritët për titullin, një ndeshje nuk ndryshon asgjë, ne duhet të kthehemi për të luajtur në Ligën e Kampionëve”, tha Allegri.

“Ishte një ndeshje e luajtur mirë në mbrojtje në pjesën e parë, pastaj futbolli përbëhet nga episode dhe pati një paraqitje të mirë nga Kean”.

“E nisëm pjesën e dytë jo shumë mirë, edhe pse ishim në epërsi numerike, duke pësuar disa harkime, për më tepër fundi duhej menaxhuar më mire, për të mos e lejuar Milanin të kundërsulmonte, sepse Leao është në gjendje të zhvlerësojë lojtarin plus”.

“Unë jam shumë i lumtur, duhet t’i falënderoj djemtë”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version