Site icon Telegrafi

Allegri nuk i humb shpresat për titull: Asgjë nuk është e pamundur, do të luftojmë deri në fund

Juventusi është rikthyer te fitoret në Serie A teksa ka mposhtur Bolognën me rezultat 3-0.

E për ndeshjen e fituar ka folur trajneri Massimiliano Allegri, duke thënë se ende nuk janë dorëzuar në luftën për titull.

Tekniku italian ka thënë se asgjë nuk është e pamundur për titullin, edhe pse janë mbrapa ekipeve kryesuese.

“Unë jam realist dhe renditja thotë se kemi 13 pikë. Dhe nëse të tjerët kanë nga 20 apo 17 do të thotë se ne duhet të bëjmë një ndjekje jo vetëm të rëndësishme, por galoponte nëse duam që të rikthehemi në luftë për titullin”.

“Sigurisht që asgjë nuk është e pamundur, por nëse bëjmë disa hapa të duhur deri në pauzën e Botërorit, njësoj siç rikuperuam edhe në fund vitin e kaluar, ndoshta mund të jemi edhe ne për titull”, u shpreh Allegri.

Tutje Allegri tha se synimi është që tani t’i fitojnë dy ndeshjet ndaj skuadrës izraelite Maccabi në Ligën e Kampionëve.

“Gjithsesi, detyra e Juventusit deri tani është që të rikthehet në lojë edhe për Ligën e Kampionëve, duke fituar dy ndeshjet kundër Maccabit, pasi të fitosh të ndihmon të fitosh”, u shpreh trajneri italian.

“E kush e priste që Milik të kishte këtë impakt, por më besoni edhe kur them se Rabiot do të bëjë një sezon të madh sivjet”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version