Massimiliano Allegri është i lirë për t’iu kthyer futbollit, pasi që kontrata e tij me Juventusin ka skaduar sot (30 qershor).
Strategu italian u largua në verën e kaluar duke i mundësuar Maurizio Sarrit që ta drejtonte skuadrën, megjithatë kontrata e tij ishte valide edhe për vitin që lamë pas.
Tash, 52-vjeçari nuk është më i lidhur me Zonjën e Vjetër, ndërsa klubi në anën tjetër, nuk do t’ia paguajë më shtatë milionë eurot.
Kjo do të thotë, se Allegri është i lirë që të bisedojë me klubet tjera, siç është Paris Saint-Germaini pa pasur nevojë që të negociojë marrëveshje shkëputjeje.
Trajneri italian i fitoi pesë Scudetto me Juventusin, katër Kupa të Italisë, dy Superkupa të Italisë, si edhe luajti në dy finale të Ligës së Kampionëve (2015 dhe 2019). /Telegrafi/