Telegrafi

Allegri nuk e bën hesap Napolin, mendon për Lyonin

Për Masimiliano Allegrin, Juventusi duhet të luajë pa presion ndaj Napolit.

Trajneri bardhezi kërkon të largojë sa më shumë emocionet e supersfidës ndaj të kaltërve, duke theksuar se për ekipin e tij, dueli i së mërkurës kundër Lyonit është më i rëndësishëm se ai kundër Napolit.

“Kjo ndeshje vjen në javën e 11 prandaj mendoj që nuk do të jetë vendimtare. Siç ka ka mësuar dhe historia e viteve të fundit, kampionati bëhet vendimtar në muajin mars”.

“Nëse nuk e kujtoj keq, sezonin e shkuar në këtë periudhë mundeshim nga Sassuolo. Me Lyonin dëshirojmë ta mbyllim sa më shpejt diskutimin e kualifikimit në fazën tjetër të Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Futbollistët që kanë asistuar më shumë në Serie A që nga sezoni 2013/14

Trajneri kampion i Italisë ka folur edhe për Gonzalo Higuain, i cili do të jetë kryefjala e sfidës ndaj Napolit.

“Ai bëri zgjedhjen e tij për të lënë Napolin. Ne jemi profesionistë dhe në jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund”.

“Ai është shumë i lidhur me qytetin e Napolit dhe mendoj se tifozët e kaltër duhet t’i jenë mirënjohës, ashtu siç ai duhet të jetë mirënjohës ndaj tyre. Ka shënuar 7 gola, është i qetë dhe shumë i kënaqur për ecurinë e tij”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/