Max Allegri ka thënë se ka kaluar pesë vite të mrekullueshme te Juventusi, ndërsa në vend të tij do të vijë një trajner i madh.
“I kam kaluar pesë vite duke e ndërtuar këtë Juventus, por kjo është kjo. Jeta ec, vjen dhe shkon. Po shkoj në shtëpi tani, do të shkojë në det për pak pushim”.
“Nuk e di (kush do të më zëvendësojë), por Juve do ta zgjedh një trajner të madh, pasi Juventus është një klub i madh”.
“Kanë kaluar pesë vite e një dashurie të madh. Pesë vite për mua janë shumë!”, ka thënë ai për emisionin ‘Striscia la Notizia’. /Telegrafi/