Massimiliano Allegri i ka shuar zërat për të drejtuar Chelsean dhe Arsenalin.
Tekniku italian ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi dhe se do vazhdonte me shumë dëshirë.
“Nëse nuk më shkarkojnë, atëherë mendoj se do të qëndroj te Juventusi edhe në sezonin e ardhshëm”.
https://twitter.com/OfficialAllegri/status/995787891757469703
“Nuk është çështje vendimi për të ardhmen, por është se çfarë do të jetë e ardhmja e Juves, pasi posa të përfundosh festimin duhet të ulesh në tavolinë me duar të pastra”.
“Kur do të fillojë sezoni i ri, të gjithë fillojmë nga zero pikë dhe duhet të vazhdojmë të tregojmë se jemi konkurrues”, ka thënë Allegri.
Zonja e Vjetër e siguroi titullin pas barazimit pa gola ndaj Romës.
Ndeshja e fundit sezonale e Juves është kundër Hellas Veronës. /Telegrafi/