Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur para takimit me Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë, ndërsa mungesën e Mario Mandzukic nuk e sheh si të madhe.
“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata janë një ekip fizike, duhet të luajmë rrjedhshëm, me teknik dhe precizitet”.
“Do të jenë dy ndeshje kundër tyre, ku do të ketë edhe shumë lojtarë të ri’.
“Nesër do të jetë një test i rëndësishëm për ata në këtë fazë”.
“Kam menduar që në këtë ndeshje të luaj me një sulmues me karakteristika tjera, para se Mario
“Do të luajmë me katër mbrojtës, ndërsa mesfusha do ta ketë numrin e njëjtë të lojtarëve sikurse kundërshtari”.
“Bernardeschi? Bernardeschi është një lojtar i ri që ka të ardhme në futboll, e ardhmja e futbollit italian”, ka thënë Allegri duke mos pranuar se do të luajë nesër nga minuta e parë. /Telegrafi/