Telegrafi

Allegri: Napoli mbetet favorit për Scudetto

Max Allegri ka thënë se Napoli vazhdojnë të mbeten favoritë për Scudetto edhe pse humbën nga skuadra e tij me rezultati 1-0. 

Gonzalo Higuain shënoi golin e vetëm në ndeshje, duke ia shkaktuar humbjen e parë në Serie A, Napolit.

“Ishte një test i mirë sonte. Djelmoshat kishin disa raste në pjesën e parë dhe morën avantazhin”.

“Napoli na bëri shumë presion në pjesën e dytë, dhe e rritën presionin, por ne nuk iu dhamë aspak hapësira. Por edhe ne kishim, pasi Pepe Reina bëri një pritje të mrekullueshme ndaj Blaise Matuidit”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Napoli 0-1 Juventus, Buffon dhe Higuain më të mirët

“Tani jemi një pikë pas Napolit, është rezultat i mirë dhe tani duhet të shikojmë para për ndeshjen e së martës, për të siguruar një vend në 16 më të mirët e Ligës së Kampionëve”.

“Duhet ta komplimentojmë Napoli, që kishin një paraqitje të mirë, dhe u konfirmuan si favorit për Scudetto”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/