Site icon Telegrafi

Allegri: Napoli i Ancelottit i fortë, këta janë shtatë lojtarët që nesër startojnë

TURIN, ITALY - SEPTEMBER 26: Juventus FC coach Massimiliano Allegri smiles prior to the Serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on September 26, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Max Allegri ka folur para përballjes me Napoli të shtunën, ku pret të jetë një përballjen e fortë.

Ai e ka lavdëruar formën e Napolit dhe punën e trajnerit Carlo Ancelotti.

“Do të jetë një ndeshje e mirë dhe duhet të jemi të gatshëm”.

“Tani për tani ekipi po rritet, si fizikisht ashtu edhe mentalisht. Këto janë dy skuadra që kanë luftuar për të fituar titullin në vitet e fundit”.

Allegri . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Napoli tani po pranon më pak gola, ndërsa kanë fituar shtatë dhe kanë humbur një nga tetë ndeshjet e fundit”.

“Ata kanë një projekt të rëndësishëm, me lojtarë të rëndësishëm që njohin njëri-tjetrin. Përsa i përket tabelës, një fitore është shumë më e rëndësishme për ta se sa është për ne, por jemi ende në fillim të sezonit”.

“Carlo punoi me inteligjencë, duke mos e shkatërruar punën e Sarrit, por ai gjithashtu solli mentalitetin e tij”.

Massimiliano Allegri . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Napoli ka tre pikë më pak se ne, por ata kanë bërë shfaqje të mëdha. Interi po ngjitet dhe nesër, nëse fitojnë, ata do të kenë gjetur pikët dhe do të jenë pas nesh”.

“Milan dhe Roma janë duke mbetur prapa pak, por ky sezon është një tjetër sfidë për ne”.

Allegri ka zbuluar shtatë lojtarë të cilët do të luajnë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

“Dybala në stol? Për fat të mirë gjithmonë kam për të bërë zgjedhje të dhimbshme”.

“De Sciglio dhe Khedira mund të kthehen me Udinesen, Douglas Costa kundër Young Boys”.

Cristiano Ronaldo dhe Massimiliano Allegri . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Nesër luajnë Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Matuidi dhe Ronaldo”.

“Te tjerët? Fat i rëndë, nëse doni një tjetër – Szczesny”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version