Telegrafi

Allegri mund të largohet nga Juve para përfundimit të kampionatit në Serie A

Pozita e Massimilliano Allegrit si trajner i Juventusit është lëkundur kohët e fundit pas rezultateve jo të kënaqshme në Ligën e Kampionëve.

Strategu italian raportohet se ka pasur një përplasje verbale me presidentin e klubit bardhezi, Andrea Agnelli.

Sipas të përditshmes italiane, “Corriere dello Sport”, 51-vjeçari është ‘prekur’ nga kritikat që kanë shkuar në adresë të tij pas humbjes ndaj Atletiko Madridit në ligën elitare evropiane për klube.

Massimilliano Allegri dhe Andrea Agnelli

Gazeta shpjegon se trajneri ka ‘pritur më shumë mbështetje’ nga hierarkia e bardhezinjve, duke shkaktur ‘fërkime’ mes tij dhe Agnellit.

Për rrjedhojë, ideja e largimit të Allegrit para përfundimit të sezonit nuk është përjashtuar, veçanërisht nëse Zonja e Vjetër nuk arrin të gjej veten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Conte sërish përfolët si trajner i ardhshëm i Juventusit

Theksojmë se këtë sezon kanë për synim që të shpallen kampion evropian dhe për këtë Bianconerrët janë përforcuar me Cristiano Ronaldon si dhe ka rikthyer në radhët e veta Leonardo Bonuccin.

Ndryshe, Juve gjatë javës së ardhshme (e marte) do të takohet me madridlenët, me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/