Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se skuadra e tij meritoi humbjen, por se arriti synimin.
Juventusi ju gjunjëzua Young Boysit me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike ku një gol ju anulua Paulo Dybalas në fund të takimit.
Vet Massimiliano Allegri u shpreh se ekipi i tij meritoi të mposhtet.
“Ne kemi arritur synimin tonë duke e fituar grupin, edhe në një mbrëmje ku gjithçka u duk se shkoi keq”.
“Ne kemi humbur kaq shumë raste dhe kemi dhuruar një penalti, e kështu në fund të ditës është miër që ne humbëm”, u shpreh Allegri.
Allegri foli për preferencat e tij në short, duke mos caktuar ndonjë ekip pasi beson se në shkurt ekipi i tij do të jetë në top formë.
“Nuk ka lidhje me kë përballemi, derisa ne arrijmë në shkurt në top formë”, përfundoi tekniku Bianconer.
/Telegrafi/