Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka vënë në dukje se nëntë nga 10 fituesit e fundit të Scudettos kanë pasur mbrojtjen më të mirë duke theksuar se është pikërisht mbrojtja që e fiton kampionatin.
Bardhezinjtë kanë qenë ekipi më i mirë mbrojtës në Itali gjatë gjashtë viteve të fundit, por ata kanë pranuar pesë gola deri tani këtë term.
Është trajneri i Juventusit, Allegri që thekson se është pikërisht ky repart, i cili të bën të fitosh titullin kampion.
“Unë e di vetëm një gjë, dhe kjo është se në 10 vitet e fundit vetëm një herë ekipi me rekordin e dytë më të mirë mbrojtës fitoi Scudetton”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën e tij të shtypit para ndeshjes ndaj Lazios.
“Mendoj se Interi kishte mbrojtjen e dytë më të mirë në vitin 2010. Vetëm atë vit, e fituan atë”.
“Për pjesën tjetër, mbrojtja më e mirë gjithmonë ka fituar ligën, gjithmonë, gjithmonë”.
“Në fund kjo është ajo që do të dalë, mendoj se tani Napoli ka pranuar pesë gola, si ne, por Roma kanë pranuar vetëm tre”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/