Max Allegri u përpoq të shikoj anën e ndritshme të barazimit 1-1 në udhëtim te Juventusit te Udinese, por paralajmëroi se rruga deri të titulli kampion është shumë e gjatë.
Juventusi dështoi të thellojë epërsinë ndaj ndjekësit të saj, Romës, dhe t’i afrohet edhe më shumë titullit në Serie A, pasi nuk morën më shumë se një pikë në udhëtimin e tyre te Udinese.
Megjithatë, ky barazim në Dacia Arena e bën të lumtur trajnerin Allegri, i cili thekson se në ndeshje të vështira si këto edhe një pikë janë të mirëseardhura.
“Ne e shtuam epërsinë tonë mbi Romën me një pikë dhe tani jemi tetë pikë të qarta”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë dhe Udinese meritoi më shumë, për shkak se ata kanë luajtur një lojë shumë fizike”, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk ishim të saktë në pjesën e parë dhe jo mjaftueshëm të durueshëm në të dytën, por kjo mbetet një pikë e rëndësishme”.
“Edhe nëse do të kishim fituar sot, ajo nuk do të kishte përfunduar garën për ‘Scudetto’.
“Kur ju nuk fitoni një ndeshje si kjo, është e rëndësishme që të paktën të merrni një pikë nga ajo. Më shumë fitore janë të nevojshme para se të mund të festoni titullin, pasi është rrugë e gjatë për Scudetton”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/