Telegrafi

Allegri i lumtur me fitoren, ia dedikon ish-lojtarëve italianë që e kritikojnë vazhdimisht

Juventusi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina me rezultat minimal 1-0.

Një gol nga Fabio Miretti në pjesën e parë në fund i ka dhënë tre pikët Zonjës së Vjetër që vazhdojnë të jenë rivali kryesor i Interit për titullin e kampionit.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Alleegri ka thënë se fitoren ia dedikon Bobo TV-së, një podcast nga ish-sulmuesi Christian Vieri teksa të ftuar zakonisht janë ish-futbollistët Adani apo edhe Antonio Casano që nuk i ndalin në asnjë moment kritikat.

Lexo po ashtu Juventusi tregon se do të jetë rivali i Interit për titull, fiton në fushën e vështirë të Fiorentinës

“Këtë mbrëmje ia dedikoj fitoren Bobo TV-së. E deshëm këtë 3 pikësh, paraqitja e djemve ishte ajo që kërkonim, ndaj një Fiorentine që është gjithmonë e vështirë, kur luan kundër tyre. Nuk ishte e lehtë, ne shënuam me një lëvizje të mirë”.

“Në pjesën e dytë Vlahovic dhe Milik na dhanë një dorë të madhe. Por ne mbajmë një profil shumë të ulët, duhet të arrijmë në katër të parat hapa pas hapi”, tha Allegri.

Tutje tekniku italian deklaroi se nuk janë favorit për titull, pasi para tyre janë Inter, Milan dhe Napoli.

Lexo po ashtu Juventusi do të marr medoemos një mesfushorë në janar – tre emrat në listën e Allegrit

“Duhet të shikojmë gjithmonë përpara, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Interi, Milani dhe Napoli janë më favoritë se ne, kemi shumë lojtarë të rinj, po ka një shpirt të mirë brenda në skuadër.

“Ndërkohë në duelin tjetër do të përballemi me Cagliarin. Ne kemi kufij dhe po punojmë për këtë. Po punojmë që të përmirësojmë cilësitë e rëndësishme që kemi. Interi është përpara të gjithëve, tani kemi Cagliarin, që Ranieri e ka ngritur në këmbë”, tha Allegri ndër të tjera. /Telegrafi/