Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka quajtur të jashtëzakonshëm Mario Mandzukicin pasi sulmuesi shënoi sërish ndaj Romës të shtunën.
Goli i parë i Mandzukic ishte i majftueshëm për Juventusin që të marrë një fitore prej 1-0 duke konfirmuar kështu fitoren e 16-të në 17 ndeshje në Serie A.
Kroati shënoi tetë gola këtë sezon, duke arritur një shifër më të mirë se sa sezonet e kaluara në këtë periudhë.
How did you celebrate this moment from @MarioMandzukic9? ⚽️💪#JuveRoma #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/QdEqdHOq11
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 22, 2018
“Mario është lojtar kyç. Kombinimi te ai i atributeve fizike dhe teknike e bëjnë lojtar të jashtëzakonshëm”, u shpreh Allegri.
Tekniku lëvdoi edhe Dybalan duke thënë se ai ndihmoi ekipin.
“Paulo pati paraqitje shumë të mirë. Ai na mundësoi që të nxjerrim topin më shpejtë nga gjysmë fusha jonë”, përfundoi ai.
/Telegrafi/