Massimiliano Allegri i ka kërkuar Juventusit të tij të kujtojë se si Lazio i dha fund serisë të 41 fitoreve në shtëpi dhe të jenë të kujdesshëm ndaj tyre.
Lazio u largua me një fitore 2-1 nga Juventus Stadium sezonin e kaluar, ndërsa Allegri pret më shumë vëmendje ndaj skuadrës kryeqytetase në takimin e nesërm (e shtunë) i vlefshëm për javën e dytë të Serie A.
“Lazio është një ekip i mirë-trajnuar, i cili na mundi në sezonin e kaluar pas 41 fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi, kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.
🎙 @OfficialAllegri: "There's excitement in the air. @OfficialSSLazio will make it a great encounter. They defeated us last time at Allianz Stadium to end a 41-game unbeaten run. So tomorrow is very important, even if only our second match of the season."#JuveLazio pic.twitter.com/3QUbPJg8FO
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 24, 2018
“Dybala dhe Matuidi? Unë duhet të vendos nëse do të luajnë ata. CR7 është i mirë edhe në mes edhe si anësor. Alex Sandro? Ai është si një lojtar i ri por duhet të vazhdojë të shtyjë veten”.
“Unë pres nesër entuziazëm të madh. Bonucci duhet gjithashtu të vlerësohet si të gjithë të tjerët në fushë”.
“Ai ka entuziazëm të madh dhe gjithmonë ka pasion. Futbolli është i thjeshtë, ju duhet të njiheni më shumë me njëri-tjetrin”.
“Do të ketë përmirësime. Deri tani, Ronaldo ka pasur gjashtë shanse për gol, prandaj ai duhet të jetë i gatshëm të përgjigjet”.
“Lazio është e fortë dhe e stërvitur mirë. Ata luajnë mirë dhe e kanë Milinkovic, i cili u jep atyre fizikë dhe klasë”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/