Massimiliano Allegri është rikthyer në qendrën stërvitore, Continassa, për një takim me drejtorët e Juventusit, përfshirë Cristiano Giuntoli.
Trajneri italian pritet të shkarkohet nga Juventusi pasi humbi qetësinë gjatë një finale të Kupës së Italisë të mërkurën. Ai u tërbua me drejtorët e klubit, gjyqtarët, madje edhe gazetarin Guido Vaciago, me të cilin tani ka sqaruar situatën.
Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport, skruajnë se Allegri u kthye sot pasdite në Continassa. Ai ishte larguar nga qendra stërvitore, e cila është afër selisë së klubit, në orët e vona të mëngjesit të së premtes pasi drejtoi një seancë stërvitore.
Allegri tani pritet të takohet me drejtorët e Juventusit, përfshirë Giuntolin.
Sipas Sky dhe Gazzetta, anëtarët e stafit të Allegrit pritet ta zëvendësojnë atë në dy ndeshjet e fundit të sezonit, ndërsa Paolo Montero do të mbetet në krye të skuadrës U19.
Megjithatë, Juventusi ka plane të tjera për dy ndeshjet e fundit të sezonit, ndërsa Thiago Motta pritet të marrë drejtimin në sezonin 2024/2025. /Telegrafi/