Telegrafi

Allegri kritikon lojën e lojtarëve të tij: Kemi luajtur dobët, më kënaqin vetëm pikët

Juventusi ka marrë një fitore me vuajtje në udhëtim te Zenit St Petersburg 0-1.

Ishte sulmuesi suedez Dejan Kulusevski që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për këtë takim, duke thënë se nuk e ka kënaqur aspak loja e skuadrës së tij.

“Një rezultat shumë i mirë, pas 15 ditësh mund të luajmë kualifikimin në turin tjetër të turneut”.

“Nuk bëmë një paraqitje shumë të mirë, ishim shumë të ngadaltë. Duhet të përmirësohemi në fazën e zotërimit të topit dhe në metrat e fundit duhet të bëjmë zgjedhje më të mira. I përdorëm shumë pak lojtarët e krahut”, tha Allegri.

Tutje trajneri italian tha se nuk i pëlqen ta quaj Juventusi i tij këtë të tashmin, pasi loja nuk ishte e mirë.

“Nuk më pëlqen të them që është Juventusi im. Kam një organikë të pasur, por sot kemi luajtur keq, megjithëse arritëm që të fitonim. U mërzita edhe për disa gabime në fund të ndeshjes”, u shpreh tekniku italian.

Juventus pas tri ndeshjeve në Grupin H është lider me nëntë pikë. /Telegrafi/