Telegrafi

Allegri konfirmon të ardhmen e Ronaldos, derisa PSG nuk ka shfaqur asnjëherë interesim

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Juventusi në këtë verë.

Ylli portugez gjatë gjithë kësaj vere ka qenë i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Massimiliano Allegri ka thënë se 37-vjeçari asnjëherë nuk u ka thënë atyre se do të largohet, duke qëndruar thjeshtë një raportim në media.

“I kam lexuar thashethemet në gazeta. Ai nuk na ka thënë kurrë se dëshiron të largohet. Ronaldo më ka thënë se do të qëndrojë te Juventusi”, ka potencuar strategu i Biankonervëve.

Në anën tjetr, Paris Saint-Germain nuk ka shfaqur kurrë interesim për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Qëllimi i tyre është që ta mbajnë Kylian Mbappen, me këtë të fundit që po insiston që të kalojë te Real Madridi. /Telegrafi/