Site icon Telegrafi

Allegri konfirmon se McKennie ka humbur pjesën tjetër të sezonit

Weston McKennie do të humbasë pjesën tjetër të sezonit te Juventusi, pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një thyerje e këmbës.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri e konfirmoi lajmin pasi skuadra e tij mposhti Spezian 1-0 të dielën mbrëma.

“Sezoni ka përfunduar për Weston për shkak të lëndimit të tij. Ai do të kthehet sezonin e ardhshëm”, deklaroi strategu toskan për DAZN.

Lexo po ashtu Rikthimi i Pogbas te Juventusi është pothuajse i kryer, zbulohet edhe paga e francezit

McKennie, i cili gjithashtu do të mungojë në tre ndeshjet vendimtare të kualifikimeve të Kupës së Botës në tre finales e Amerikës, u dëmtua gjatë barazimit 1-1 të Juves në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve me Villarrealin muajin e kaluar.

Më 24 shkurt, Juventus lëshoi këtë deklaratë: “Weston McKennie iu nënshtrua testeve të mëtejshme mjekësore, të cilët konfirmuan praninë e një frakture të përbërë të kockav metatarsal të dytë dhe të tretë të këmbës së tij të majtë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Weston McKennie

“Koha fillestare e rikuperimit pritet të jetë afërsisht tetë javë”.

McKennie, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, u paraqit 28 herë për klubin këtë sezon, duke shënuar katër gola. /Telegrafi/

Exit mobile version