Në fundjavë Juventusi do të luajë kundër Sassuolos e cila vitet e fundit i ka hapur probleme duke ja vështirësuar punën ‘Zonjës së vjetër’.
Në një deklaratë për mediat trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se në këtë përballje në sulm do të luajnë dyshja Higuain-Dybala, shkruan ‘Corriere dello Sport’.
“Dyshja Higuain-Dybala nuk kanë asnjë problem dhe them me bindje që do të jenë të gatshëm në ndeshjen kundër Sassuolos”, u shpreh Allegri.
Në kuadër të javës së tretë në Serie A, Allegri konfirmoi se kundër Sassuolos do të luajë me skemën taktike 3-5-2.