Telegrafi

Allegri konfirmon dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Lecces

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Lecces në udhëtim.

“Bianconerët” kaluan në një formë të shkëlqyeshme në Serie A, pasi kishin humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e para të sezonit.

Të besuarit e Allegrit kanë fituar gjashtë nga shtatë takimet e fundit në ligë, duke vazhduar presionin mbi liderin e tabelës, Inter.

Juventus kishte marrë një fitore të mundimshme me rezultat 1-0 ndaj Lecces në pjesën e parë të sezonit dhe tani do të kërkojë një tjetër fitore ndaj tyre, që do t’i bënte ata lider të përkohshëm të tabelës.

Lexo po ashtu Blerja e re e Juventusit pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën

“Ekipi është mirë, ata kishin një seancë të mirë stërvitore dje. Nesër, nuk do të kemi Rabiot dhe Chiesan. Rabiot ka një tendosje të muskujve, ndërsa Chiesa një problem me gju dhe do të vlerësojmë gjendjen e tyre në ditët në vijim”, ka thënë Allegri.

Ai më pas ka folur edhe për vështirësitë që do i kenë përballë Lecces, duke e vlerësuar lart kundërshtarin.

“Është gjithmonë e vështira të luash në Lecce, ndeshje të pakëndshme zhvillohen aty. Ata janë një ekip që krijojnë dhe mbrohen shumë mirë dhe në katër ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi, kanë arritur rezultate”, përfundoi 56-vjeçari./Telegrafi/