Trajneri Massimiliano Allegri ka folur për situatën e sulmuesit Cristiano Ronaldo dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Juventusi këtë verë.
Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit ditëve të fundit, pasi portugezi ka kërkuar të largohet nga klubi italian.
Manchester City shihet si klubi favorit ku pritet të transferohet Ronaldo, ndërsa palët thuhet se kanë arritur marrëveshje personale.
Largimin e Ronaldos dhe dëshirën e tij e ka konfirmuar edhe trajneri i Juventusit, Allegri.
“Cristiano Ronaldo më tha dje se dëshiron të largohet menjëherë nga Juventusi. Është e vërtetë dhe e konfirmuar”.
“Kjo është arsyeja pse ai nuk po stërvitej sot dhe nuk është në dispozicion për ndeshjen e nesërme kundër Empolit”.
“Nuk jam i zhgënjyer nga Cristiano Ronaldo. Ai dëshiron të largohet nga Juventusi dhe ai bëri një zgjedhje, ai do të kërkojë një klub të ri pas tre vitesh këtu”.
“Është pjesë e jetës”, përfundoi trajneri italian i Juventusit. /Telegrafi/