Site icon Telegrafi

Allegri: Këtë që bëmë sot e kërkova edhe në ndeshjen e parë, djemtë bënë paraqitje të madhe

Massimiliano Allegri . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Max Allegri e ka shpjeguar fitoren në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duke thënë se të njëjtën gjë e kishte planifikuar edhe për ndeshjen e parë.

Bardhezinjtë ishin në disavantazh prej 2-0, por u kthyen dhe fituan në shtëpi me rezultat 3-0, duke kaluar tutje me shifra të përgjithshme 3-2.

“Djemtë bënë në një paraqitje të madhe. Ata kishin teknikë, kishin saktësi dhe agresivitet dhe kjo ishte ajo që kishim planifikuar për ndeshjen e parë, por mendova për të bërë disa ndryshime”.

Lexo po ashtu Simeone: Atletico pati vetëm një rast, Juve u kualifikua me meritë

“Gjithkush kishte pritur kaq shumë kohë për këtë ndeshje. Ekzistonte mundësia e një paraqitjeje të mençur, kështu që u thashë djemve të qëndronin të qetë dhe të ruanin ekuilibrin e tyre, përndryshe do të rrezikonim”.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Leonardo Spinazzola ishte një befasi ku debutoi në Ligën e Kampionëve, duke zëvendësuar të pezulluarin Alex Sandros dhe të lënduarin Mattia De Sciglio.

“Spinazzola bëri një lojë të shkëlqyer në të majtë, Federico Bernardeschi bëri shumë mirë. Është një hap përpara për Bernardeschin dhe unë jam i vetëdijshëm se sa i mirë është ai”.

Lexo po ashtu Ronaldo flet pas het-trikut: Juventusi me bleu për mbrëmje si kjo, ky është mentaliteti i duhur për Ligën e Kampionëve

“Kishim nevojë për një paraqitje të shkëlqyer për të kaluar tutje dhe e kemi bërë”.

Bernardeschi . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Emre Can ishte kudo në mesfushë, madje u zhvendos edhe në të djathtë të mbrojtjes.

“Edhe në ndeshjen e parë, ne kishim Bentancurin në një pozitë mjaft të ngjashme me Emre Canin. Sonte Can duhej të ndërtonte nga pjesa e prapme dhe të luajë në mesfushë, duke lejuar që Spinazzola dhe Cancelo të liheshin të lirë në krahët”.

Emre Can . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Është vërtet e kënaqshme për tifozët, klubin, vetë lojtarët, pasi e dinë se ata janë një ekip i shkëlqyer. Tani do të përqendrohemi në Serie A, duke marrë pikë që duhet të arrijmë në vijën e fundit dhe pastaj të mendojmë për Ligën e Kampionëve”.

Gianluigi Buffon shkroi një mesazh në Instagram duke përgëzuar ish-shokët e tij për rezultatin dhe e duke lavdëruar edhe Allegrin.

“Ne e falënderojmë Gigi, pasi ai shkroi historinë e Juventusit”, deklaroi Allegri pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version